Orët e fundit të merkatos, anglezët kanë një hall

Sot data shënon 9 gusht dhe për të parën herë në historinë e futbollit, merkato verore në Angli do të mbyllet kaq shpejt. Kjo lëvizje është bërë pasi fillon kampionati dhe drejtuesit e Premier League-s të nxisin skuadrat e tyre që t’i kompletojnë ekipet para se të nisë edicioni i ri.

Gjithsesi, në orët ne fundit pritet që të ketë ndonjë lëvizje surprizë, me Mançester Junajtin që është skuadra që ka pritshmëritë për të bërë lëvizje, pasi jo vetëm që është në kërkim të një qendërmbrojtësi, por dhe disa lojtarë kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, ku mund të veçohet këtu Pol Pogba.

Gjithsesi, jo gjithçka duke pozitive nga kjo histori, pasi merkato në vendet e tjera mbyllet më vonë dhe mund të jetë mundësia më e mirë për skuadrat nga Spanja apo Italia që të rrëmbejnë ndonjë element cilësor. Në të tilla kushte klubet duhet t’i kenë bërë mirë llogaritë, pasi mund të përballen dhe me ndonjë largim të padëshiruar, që do i prishte planet e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *