Orelesi: Skënderbeu si shtëpi për mua, do dëmtoheshim nëse luajmë në mbrojtje

Nuredin Orelesi do të jetë në fushë këtë javë si “ish” në sfidën ndaj Skënderbeut. Mesfushori i Kamzës do të rikthehet në Korçë, ku ka dalë edhe kampion. Për “RTSH Sport” nigeriani ka folur për sfidën e ardhshme të Kamzës, ku tregon se për të do të jetë një ndeshje e zakonshme, edhe pse ka kaluar mirë në kohën kur ishte pjesë e juglindorëve.

Orelesi shprehet i bindur se skuadra e tij mund të marrë maksimumin në këtë transfertë edhe pse e di se do të jetë e vështirë. 29-vjeçari tregon dhe për eksperiencën e tij në Kamzë, ku thekson se e kanë pritur mjaft mirë dhe në botën e futbollit kaq mjafton.

NDESHJA – “Nuk mendoj se është diçka e madhe se jam si kundërshtari, pasi edhe një vit më parë kam luajtur kundër Skënderbeut. Është një ndjesi e bukur, pasi Skënderbeun e konsideroj si shtëpinë time. Është një skuadër e mirë dhe ka një mentalitet fituesi, por dhe ne jemi gjithashtu një ekip i mirë dhe jemi gati që ta demonstrojmë këtë. Ne do të ikim në Korçë vetëm për tre pikë dhe ky është futbolli. Duhet ta përgatisim veten tonë për të marrë maksimumin. Nuk kemi asnjë arsye për të luajtur pas. kjo do të na dëmtonte shumë”.

SKËNDERBEU – “Kam fituar shuam atje. kam kaluar momentin më të mirë në karrierë, por vjen një ditë që duhet të lëvizësh për të provuar diçka të re. nuk kam folur me Orges Shehin këto kohë, por uroj që të takohem me të dhe ti uroj sukses për punën e re që ka nisur”.

KAMZA – “Jam përshtatur shpejt. Jam në një formë të mirë dhe po stërvitem shumë. Po përpiqem që të adaptohem me mekanizimin e duhur. Kam ndier një ngrohtësi kur kam ardhur në fillim si nga lojtarët, trajneri dhe presidenti. Mendoj se kaq duhet në futboll për të qenë i lumtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *