Orë ankthi, sezoni i Skënderbeut merr rrugë në CAS

Skënderbeu në ajër, CAS e ka në dorë sezonin e ri. Përtej deklaratave qetësuese nga klubi korçar, situata nuk është fort e qetë në Korçë, ku pritja për vendimin e CAS-it në lidhje me praninë në Champions League këtë verë po bëhet sfilitëse. Vendimi pritej që javën e shkuar, por nuk ka ardhur asgjë dhe me e keqja është se nuk ka ende siguri se kur do të vijë, edhe pse nga klubi dita e sotme duket vendimtare.

Natyrisht, në lojë është jo vetëm me një sezon i tërë, por edhe e ardhmja e klubit, sepse një fitore e përkohshme në CAS do të shtonte ndjeshëm shpresat për fitore përfundimtare në betejën e madhe për dënimin 10-vjeçar. Nëse CAS e lë jashtë Europe këtë verë Skënderbeun, është një sinjal shumë shqetësues dhe të Skënderbeu planet për të ardhmen do të ndryshonin totalisht. Rinovimet me titullarët më të rëndësishëm do të anuloheshin dhe natyrisht investimet e zakonshme të viteve të fundit do të harroheshin. Çështje financiare, por edhe imazhi, sepse pa Europën dhe me dënim mbi shpinë Skënderbeu nuk do të kishte më të njëjtën vlerë në treg.

Ndërkaq, Partizani pret gjithashtu në ankth, sepse vetëm nëse dënohet Skënderbeu shkon në Europë. Jo rastësisht, në klubin e kuq mbizotëron heshtja, në pritje të zhvillimeve. Nëse Skënderbeu luan në Europë, Partizani do të ulë ndjeshëm shpenzimet dhe një sezon prej protagonisti varet nga aftësia e klubit për të gjetur trajnerin e duhur dhe për të bërë goditjet perfekte në merkato, me të rinj të talentuar.

2 thoughts on “Orë ankthi, sezoni i Skënderbeut merr rrugë në CAS

  1. cjane keto portale se na e shpifet, Partizani eshte ne ankth nese do denohet Skenderbeu ose jo???
    Cunat e partizanit ja futen shkodres duke i lene ndeshjen Kamzes dhe durresit, qendruan Jashte evropes vetem per te nxjerre shkodren, tani qenkan ne akth nese do denohet Korca ose jo .hahahah cfare gallate ka ketu. Imagjinoni sa kg leter kane harrxhuar keta duke shpifur kunder Korces ne UEFA vetem e vetem qe ky ekip te denohet.

  2. Po te kete drejtesi duhet te denohet Partizani per shpifje dhe te qerrohet nga kampionati per trukime

Leave a Reply to Skenderbeu Kampion Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *