Oraret zyrtare, ja kur luhen gjysmëfinalet e Champions-it

Uefa ka publikuar ditën e sotme datat dhe oraret e ndeshjeve të fazës gjysmëfinale të Champions League. Takimet e para do të zhvillohen pas dy javësh më 30 prill dhe një maj, ndërsa ndeshjet ditë janë vendosur më datë 7 dhe 8 maj.

Përballja e parë e gjysmëfinaleve do të jetë ajo midis Totenhemit dhe Ajaksit në Londër, ndërsa të nesërmen Liverpuli udhëton drejt “Camp Nou” për t’u ndeshur me Barcelonën.

Interesant është rregulli i ri i vendosur nga UEFA, që detyron skuadrat që luajnë të martën ta zhvendosin ndeshjen e kthimit për të mërkurën dhe anasjelltas. Pra Ajaks dhe Totenhem do të ketë pushojnë tetë ditë nga përballja e parë ndërsa Liverpuli dhe Barcelona kanë një periudhë pushimi prej gjashtë ditësh.

KALENDARI

Totenhem – Ajaks, 30 prill, e martë
Barcelona – Liverpul, 1 maj, e mërkurë

Liverpul – Barcelona, 7 maj, e martë
Ajaks – Totenhem, 8 maj, e mërkurë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *