Ora ndaloi, “dinosaurët” i dhanë fund epokës prehistorike!

Dritat e “Volksparkstadion” nisin të fiken, teksa tabela elektronike e ndeshjes shënon rezultatin e ndeshjes Hamburg-Borusia M. 2-1… Zakonisht, tifozët i gëzon fitorja, por këtë herë, ky sukses është dështim…  Pse? Sepse nuk  ka më kohë për mrekulli! Këtë herë, fati i ka kthyer shpinën Hamburgut, klubit më të vjetër në Gjermani. Fundi i një epoke. Ora dixhitale, e instaluar në stadium në vitin 2001, që certifikonte 55 vjet pjesëmarrje në Bundesligë, është zeruar.

Kurrë asnjnë rënie nga kategoria, e vetmja skuadër gjermane që “shpaloste” krenarinë përpara Bajern Mynihut dhe Verder Bremenit, në 130 vjet histori, edhe pse sezonet e fundit kanë qenë një psiko-dramë… Në fakt, nga viti 2014, Hamburgu ka luajtur në fijen e perit, duke marrë frymë në sekondat e fundit: dy herë ka kaluar playout me Grojther Fyrthin dhe Karlsruhen, ndërsa një vit më parë fitoi në minutën e 88-të në sfidën ndaj Volfsburgut, duke shtyrë “ujqërit” drejt greminës, edhe pse këta të fundit ia dolën të rezistojnë në playout. Kanë kaluar thuajse 365 ditë dhe dueli mes “Ujqërve” dhe “Dinosaurëve”, kështu të cilësuar për shkak të jetës së gjatë në Bundesligës, ka arkivuar një epope prehistorike të veteraënev të Gjermanisë. Ora ndaloi pas 55 vjetësh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online