Ora e Kristiano Ronaldos, portugezi i kompletuar

Kristiano Ronaldo është një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së futbollit. Portugezi ka arritur që të fitojë plot 5 herë Topin e Artë, por ka fituar pa fund trofe individual. 33-vjeçari ka luajtur me 4 skuadra si profesionist, duke nisur me Sportingun e Lisbonës, Mançester Junajtid, Real Madridin dhe së fundmi edhe me Juventusin.

Duke përfshirë edhe golat që ka shënuar me Portugalinë Ronaldo numëron plot 669 realizime, të shtrira në të gjitha minutat e një ndeshje futbolli. Duke nisur që nga minuta e parë dhe deri tek ajo 90+7’.

Ronaldo ka arritur që të shënojë plot 15 gola në minutën e 23-të, duke pasur dhe minutën kur sulmuesi në fjalë e ka gjetur më shumë herë rrugën e rrjetës. Në minutën e 68-të Ronaldo e ka gjetur rrugën plot 13 herë, por e veçanta është se në minutën e 90+2’ portugezi ka shënuar plot 12 herë. Mesazhi për të gjithë kundërshtarët është i qartë: Ronaldon duhet ta ruash nga minuta e parë dhe deri në sekondën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *