Optimizëm për Godellin, pritet të dalë i pastër

0

Analiza B e shtangistit Daniel Godelli ende nuk ka përfunduar. WADA, Agjencia Botërore e Anti-Dopingut nuk ka shpallur akoma ankimimin e Godellit. Ndërkohë që vetëm mbrëmë ka ardhur zyrtarisht analiza B e Romela Begajt, pasi Agjencia e Dopingut ia kalon Federatës Botërore të Shtangës, dhe kjo e fundit e sjell në Tiranë te anëtarja e saj. Sipas Ora news, burime nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes bëjnë me dije se 99%, Godelli do të dalë i pastër në analizën B, pasi testi A, ka dalë pozitiv me një njollë shumë të vogël stanozololi, nën nivelin 2. Në lidhje me Pulakun dhe Begajn do të zbatohet vetëm sanksionet e Federatës Botërore të Peshëngritjes. Duke pritur ende vendimin për Godellin, sanksioni që pritet të jetë është 6 muaj dënim për Begajn, mospjesëmarrje në aktivitetet botërore, 50 mijë dollarë gjobë federatës dhe pezullim për 6 muaj, si dhe 2 vjet Pulakut për rast të përsëritur. Këto sanksione do të nisin të jenë të vlefshme vetëm pas panelit dëgjimor në prill në Budapest dhe pas gjyqit. Deri atëherë, sportistët janë të pezulluar dhe kur të shpallet dënimi ka mbaruar edhe periudha e dënimit me pezullimin, pra njësoj si “paraburgimi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here