Operohet talenti i Apolonisë, tre muaj jashtë fushave të blerta

Apolonia nuk ka pasur në fillim të këtij kampionati shërbimet e lojtarit Redon Mihana. Sulmuesi i ri ka pësuar një dëmtim dhe pas ekzaminimeve është vënë re se ka pasur një çarje të meniskut dhe për këtë ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

“Kampionët nuk dorëzohen! Sot ka kryer operacionin e meniskut sulmuesi jonë Redon Mihana. Lojtari i Apolonisë dhe Shqipërisë U-21 pritet që të rikthehet shumë shpejtë në fushë. E gjithë familja jonë e madhe me emrin APOLONIA është me Mihanën sot, në këtë ditë të vështirë, por jo të pakalueshme! Rikthim të shpejtë Redon”, njofton klubi fierak.

Mihana në këtë mënyrë do të duhet të mungojë për rreth tre muaj. Pritet që pas operimit të nisë me fazën riaftësuese. Për pjesën e dytë të sezonit ai do të jetë gati. Sulmuesi ishte vjet një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe arriti të grumbullohet edhe me Shqipërinë U21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *