Operohet portieri i Kukësit, pritet rikthimi sa më parë

Stivi Frashëri la i dëmtuar fushën e lojës në ndeshjen e javës së 33-të mes Teutës dhe Kukësit. Portieri i verilindorëve shfaqi probleme në gishtin e madh të dorës së majtë dhe kërkoi zëvendësim. Nuk kishte rezultuar problem dhe ai i vogël për “gardianin”, i cili ditën e djeshme i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Gjithsesi, Frashëri shpreson që të rikthehet në fushat e blerat sa më parë, pasi në fazën e katërt ai arriti që të merrte dhe fanellën e titullarit, duke u kthyer në një lojtar kyç për verilindorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *