Operohet Matia Kaldara, Milani zbulon sa do mungojë

Matia Kaldara është krejtësisht i pafat, Sapo kishte nisur të aktivizohet te Milani është dëmtuar sërish. Qendërmbrojtësi do të duhet të qëndrojë 5-6 muaj jashtë fushave të blerta, çka normalisht e penalizon atë. Edhe në fillim të këtij sezoni pësoi një dëmtim që e la gjatë jashtë fushave të blerta.

Ditën e djeshme, Kaldara u pa të dilte nga kompleksi stërvitor i kuqezinjve me paterica dhe u raportua për një dëmtim në gju. Sot ai ka kryer vizitat mjekësore dhe jo vetëm, pasi është operuar.

Sikurse njofton klubi i Milanit me një komunikatë zyrtare, thuhet se është operuar në ligamentin e kryqëzuar anësor nga Profesor Pier Paolo Mariani. kështu sezoni për Kaldarën është mbyllur dhe tani duhet të mendojë për rikuperimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *