Operohet Gulam, Napoli humbet mbrojtësin e rëndësishëm për disa muaj

Një ndër lojtarët më të mirë të Napolit në këtë fillimsezoni, Fauzi Gulam, nuk e ka pasur fatin me vete në ndeshjen kundër Mançester Sitit. Një dëmtim serioz në ligamentin krociat të djathtë e ka detyruar të operohet dhe sot Napoli ka lëshuar komunikatën zyrtare për mediat, në lidhje me operacionin.

“Fauzi Gulam është operuar sot nga profesor Mariani në Vilën Stjuart në Romë. Ndërhyrja u krye me sukses të plotë dhe Gulam do të qëndrojë pushim absolut për të paktën 3 muaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *