Operacioni “Naingolan 2”, Interi pranë talentit argjentinas

Interi është ndër ekipet që mund të jetë përfolur më pak në këtë merkato janari, por zikaltrit po veprojnë në heshtje dhe duket se goditjet nuk po mungojnë. Diego Godin prej kohësh thuhet që në sezonin e ardhshëm do të jetë i zikaltërve, ndërkohë po punohet dhe për përforcime në sezonin aktual.

Sipas raportimeve të fundit, nga “internews.it”, që është shumë pranë klubit, thuhet se Rodrigo De Paul është vetëm një hap larg ekipit zikaltër. Argjentinasi, i cili ka spikatur këtë sezon me fanellën e Udinezes është në radarët e shumë ekipeve, por drejtuesit e Interit duket se po bindin me ofertën e tyre.

Operacioni i transferimit, mund të jetë gati-gati i njëjtë me Raxha Naingolan, i cili kaloi te Interi këtë verë, duke dërguar te Roma, Zaniolon dhe Santon, plus para. Udineze kërkon 25 milionë euro për yllin e saj, ndërkohë zikaltrit kanë në tavolinë 15 milionë euro, plus talentin Emers, i cili luan për Kremonezen si i huazuar dhe Adoranten, që të dy të dalë nga akademia.

Friulanët mund të mbeten të kënaqur, pasi do të afrojnë dy talente që premtojnë shumë, madje do të përfitojnë dhe 15 milionë euro. Tashmë pritet në orët në vazhdim që spekulimet të zyrtarizohen. Në rast se një gjë e tillë ndodh, do të ishte një goditje e madhe për Interin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *