Operacion “fshesa” te Kastrioti, pesë të larguar deri tani

Kastrioti ishte aktiv në merkaton e verës, por jo të gjitha afrimet dolën ashtu siç deshën drejtuesit. Krahas tregut vendas, u studiua edhe ai i jashtëm dhe nën urdhrat e Elvis Plorit u vënë disa afrikanë. Prej fillimit të sezonit shumë gjëra kanë ndryshuar, teksa Aleksandros Rahim ishte i pari që u largua.

Më pas edhe trajneri shkodran dha dorëheqjen, ndërkohë që pjesë e krutanëve nuk është as mesfushori spanjoll Pablo Gajego. Së fundmi ka pasur sërish lëvizje dhe janë tre lojtarë kamerunas që nuk do të vijojnë më gjatë aventurën në Superiore.

Drejtuesi e klubit krutan e kanë parë të arsyeshme t’i mbyllin që tani marrëveshjet me Preston Tobertetaka, Enou Nasir Nkembe dhe Mba Duval. Ky i fundit luante si mesfushor, kurse dy të tjerët në sulm.

Që kur erdhën në ekip për ta gjeje pak informacion dhe ishin në njëfarë mënyrë një bast i drejtuesve. Nuk qëlloi asnjë që të bënte diferencën, apo që të premtonte për të ardhmen. Preston luajti vetëm në tre ndeshje në kampionat dhe dy në Kupë. Nkembe nuk u grumbullua në asnjë takim të Superiores, ndryshe nga Duval që ishte një herë në stol. Kruja Sport ka publikuar edhe një foto të lojtarëve në avion, para nisjes së tyre drejt vendlindjes.

https://www.facebook.com/KrujaSport.al/photos/a.311564922928213/358434404907931/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *