Olimpiakosi sundon në Ankara

0

Olimpiakosi kualifikohet për nëçerekfinalet e Ligës së Europës, falë një triumfi spektakolar 3-0 në Turqi, kundër Osmanlisporit.

Në ndeshjen e vajtjes, në Pire, nuk doli në dritë asnjë gol dhe Olimpiakosi vuajti jo pak ndaj një rivali mjaft të kujdesshëm në mbrojtje, por kthimi ka qenë më i thjeshtë për grekët.

Iraniani Karim Ansarifard hapi serinë e golave në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi golin e dytë personal në minutën e 86-të, ndërsa Tarik Eljunusi kishte shënuar në minutën e 70-të për të shuar shpresat e Osmanlisporit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here