Olimpiakosi humbet, Marko Marin bëhet qesharak me simulimin e vitit

0

Mesfushori gjerman Marko Marin bëri diçka spektakolare javën e shkuar, por nuk bëhet fjalë për ndonjë gol a pasim të bukur. Ish-futbollisti i Çelsit u bë protagonist negativ me një ndër simulimet më komike në histori.

Në ndeshjen kundër Apollon Smirnit, që fitoi 1-0, Olimpiakosi kërkoi një penallti në shtesë, por arbitri nuk dha asgjë. Të gjithë drejt tij për të protestuar, arbitri i shtyn dhe prek lehtë edhe gjermanin, i cili rrëzohet në mënyrë spektakolare, sikur ta kishin qëlluar me plumb. Vetëm karton i verdhë për të, për simulim!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.