Olimpiakos hap merkaton, një emër i njohur përforcon sulmin

Olipmiakos nuk arriti të triumfojë këtë vit në kampionatin grek. PAOK dhe AEK kanë dy vite që thyejnë hegjemoninë e klubit legjendar. Drejtuesit e klubit më të titulluar në shtetin fqinj nuk kanë pritur, por kanë ndërhyrë menjëherë në merkato për t’u kthyer te trofetë.

Matjë Valbuena është afrimi i parë i klubit nga Athina. Ish-mesfushori i Marsejës do të largohet me parametra zero nga klubi turk i Fenerbaçes. Sipas mediave vendase, ai ka takuar drejtuesit në zyrat e klubit dhe pas i është nënshtruar vizitave mjekësore.

34-vjeçari shihet si një afrim i madh për Olimpiakos. Më parë ai është aktivizuar me dy gjigatë të futbollit francez, Marsejën dhe Olimpikun e Lionit. Në përiudhën e artë të karrierës së tij, Valbuena ka qenë një element kyç i kombëtares franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *