“Old Trafford” në këmbë/ Rashford shënon ndaj Liverpool me… polemika

Në derbin e Anglisë mes Man.United dhe Liverpool djajtë e kuq kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Rashford. Sulmuesi 21 vjeçar ka kaluar të tijët në epërsi në minutën e 37’ të takimit pas një krosimi nga krahu të Jones, nga ku nuk mund të gabonte.

Si fillim pati polemika nga lojtarët e Liverpool për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë, prej nga nisi edhe aksioni që do të finalizohej me një top të ndalur në rrjetë, por gjyqtari e cilësoi golin sit ë rregullt.

Ndërkohë të kuqtë i janë kundërpërgjigjur në fund të pjesës së parë me një gol të Sadio Mane që fitoi duelin me Magure dhe portierin De Gea, por jo atë me VAR-in. Kjo pasi goli i realizimit të tij u anullua më pas për shkak se senegalezi kishte prekur fillimisht topin me dorë./Sport Ekspres/