Olajinka te Slavia për 5 milionë euro? Çekët zbulojnë të vërtetën

Piter Olayinka dhe Gent i kanë rrugët e ndara, pasi për sulmuesin nigerian kanë mbërritur oferta të shumta dhe sipas mediave në Belgjikë favoritë janë çekët e Slavias së Pragës. Thuhet se marrëveshja do të mbyllet mbi bazën e 5 milionë eurove, por në fakt ende nuk është konkretizuar asgjë. Nisur nga lajmet e shumta që e shohin Olajinkën pjesë të çekëve, ka ardhur edhe një reagim.

Jan Nezmar, drejtori sportiv i Slavias, ka folur në lidhje me tratativat dhe nuk e mohon se ish-sulmuesi i Skënderbeut është objektiv i tyre. “Olajinka është një nga lojtarët me të cilët po merremi, por asgjë nuk është mbyllur”, ka thënë mes të tjerash Nezmar për mediat në Çeki. 

Olajinka dëshiron të rikthehet në Çeki, ku më parë është aktivizuar me Dukla Praha. Slavia i ka ofruar një pagë mjaft të lartë sulmuesit, kurse nga shitja e tij nuk përfiton vetëm Gent, por edhe Skënderbeu e Bylisi. Korçarët madje do të argëtojnë një shifër të majme nëse sulmuesi shitet për 5 milionë euro. Vjet Olajinka shkëlqeu te Zulte Varegem, teksa shënoi 11 gola dhe regjistroi 15 asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *