Olajinka superstar, gol e asist dhe Zulte ëndërron

Skënderbeu ka vite që është transformuar në një klub që prodhon dhe shet, ajo që duhet të tentojë çdo klub shqiptar për të mbijetuar në treg.

Rasti i Liridon Latifit është i fundit, por ndoshta simboli i punës te Skënderbeu është Piter Olajinka, nigeriani i talentuar i shitur te Genti për më shumë se 1 milion euro.

Këtë verë Olajinka u kthye nga huazimi në Çeki dhe Genti ia huazoi Zultes. Gola e lojë spektakolare, te Zulte janë mahnitur.

Dje Zulte fitoi bujshëm 4-0 në Liezh ndaj Standardit. Olajinka ishte sulmuesi i vetëm, shënoi, fitoi një penallti dhe mahniti të gjithë me lojën e tij. Zulte e para, 9 pikë në 4 ndeshje, shënon gjithmonë, sidomos jashtë fushe. Imazhi i Skënderbeut në treg rritet edhe kështu.

0-3 Peter Olayinka Goal Belgium Jupiler Pro… by milena-georgieva1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *