Olajinka kthehet në Belgjikë, tani te Zulte

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olajinka, tenton sërish të shpërthejë në futbollin belg, pasi verën e shkuar shkoi te Genti, por pak javë pas transferimit u dëmtua dhe më pas u huazua në Republikën Çeke, te Dukla e Pragës.

Aty Olajinka u përshtat mirë, sepse luajti titullar dhe shënoi 6 gola në kampionat, përveçse dhe edhe 3 asiste, duke luajtur shpesh si anësor i majtë ofensiv.

Tani 21-vjeçari kthehet në Belgjikë, sepse Gent nuk ka ndërmend ta lëshojë, por sezonin e ri do ta nisë te Zulte.

Gent ka vendosur ta huazojë te klubi tjetër i Jupiler Ligës, që në fakt punon shumë mirë me të rinjtë, ndaj nigeriani ka një shans të artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *