Olaitan në Qipro? Në Greqi konsiderohet i Luftëtarit

Luftëtari ende nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim, por në Greqi raportojnë se sulmuesi Majkëll Olaitan do të jetë pjesë e bluzinjve sezonin e ardhshëm. Sulmuesi nigerian, i cili ka provuar edhe të fitojë titullin kampion me Olimpiakosin, ka një CV mjaft të mirë.

Gjithsesi vitet e fundit nuk kanë qenë të mira për sulmuesin, i cili provoi të luante me Apollon Pontou në ligën e tretë në Greqi. 26-vjeçari kishte dështuar të bënte mirë në Gjeorgji dhe u rikthye në Greqi.

Tashmë thuhet se do të jetë pjesë e Luftëtarit, por çudia tjetër është fakti që në mesin e muajit qershor ai është zyrtarizuar në një skuadër tjetër, tek Aipa Napa në ligën e dytë qipriote. Mbetet për t’u parë se ku do të aktivizohet sezonin e ardhshëm sulmuesi nigerian, i cili ka provuar të luajë edhe me Shpresat e vendit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *