Olainka donte Shqipërinë/ Nigeriani tjetër i dalë nga Skënderbeu, do të luajë për Kosovën

0

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si pjesë e Prishtinës.

Në Korçë nuk arriti të linte gjurmë, ndërsa në elitën e futbollit kosovar situate flet tërësisht ndryshe. Që prej mbërritjes në skuadrën kryeqytetase ka gjetur lehtësisht rrjetën, duke përsëritur në një farë mënyre edhe eksperiencën me Trepçën ’89, me të cilët u shpall edhe golashënuesi më i mirë i sezonit.

Në një intervistë me gazetën “Zëri”, John ka treguar rutinën e tij të përditshme dhe jetesën në Prishtinë, ndërsa i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse do të donte të bëhej një shtetas i Kosovës. Një kohë e gjatë e jetuar në vendin dardan ka bërë që nigeriani të mos e mendojë dy herë përgjigjen, teksa shprehet se nëse e ftojnë patjetër që do të pranonte./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.