Ofertë turke, Liverpuli mund të largojë fatkeqin Karius

0

 

Pritja me duartrokitje nga tifozët në “Anfield Road” ishte një mesazh i bukur, por makthi i Karius ende nuk ka përfunduar. Portieri gjerman thjesht nuk mund ta harrojë tmerrin e finales së Champions League.

Për ta ndihmuar të kalojë traumën, mund të shërbejë oferta e Beshiktashit. Gjiganti turk ka kërkuar huazimin e 25-vjeçarit për një sezon, një lëvizje që mund të miratohet nga Jurgen Klop.

Trajneri beson se largimi do ta ndihmonte Karius në aspektin psikologjik. Një mënyrë për t’u rikthyer në formën më të mirë e që më pas të shitet.

Pas blerjes rekord të Alison, Liverpuli duhet të shesë. Por, edhe pse ofertat për Minjole nuk mungojnë, me Napolin që ka shfaqur shunë interes, ai që pritet të largohet do të jetë pikërisht Karius.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.