Ofertë surprizuese, “ninxha” mund të mbetet në Serie A

0

Antonio Konte nuk e ka në planet e tij dhe diçka të tillë ia ka pohuar përpara fytyrës mesfushorit belg. Aventura e Raxha Naingolan me Interin pritet të mbyllet pas vetëm një sezoni.

Gianluca Di Marzio raporton se për belgun interesohet Sampdoria. Trajner i klubit dorian është Eusebio Di Françesko, i cili ka punuar me “ninxhën” te Roma dhe po bën të pamundurën për ta bindur që të zgjedhë transferimin në Xhenova.

Problem i madh mbetet paga prej 4.5 milionë euro e 31-vjeçarit. Tratativa nuk do të jetë aspak e thjeshtë, por Sampdoria beson fort se mund të arrijë një marrëveshje me lojtarin dhe klubin e Interit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.