Ofertë surprizë nga Kina, Ajaksi vendos çmimin dhe “fërkon duart”

0

Ajaksi e ka shumë të vështirë për të mbajtur “yjet” e saj në ekip. Ofertat në drejtim të lojtarëve janë të shumta dhe e fundit ka ardhur për David Neres.

Braziliani 22-vjeçar zhvilloi një sezon fantastik, duke numëruar 12 gola të shënuar dhe 15 asiste të dhuruara për shokët e tij. Kontrata e tij me “Harkëtarët” përfundon në verën e vitit 2022, por Neres mund të ndërrojë kontinent

Neres (m) dhe Zijesh (d)

Sulmuesi i krahut, i cili bën mirë të gjitha rolet e repartit ofensiv, kërkohet në Kinë. Milionat e vendit aziatik e tundojnë pa masë, ndërsa Ajaksi e ka të qartë: kush dëshiron Neres, duhet të paguajë 80 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.