Ofertë për Valon Berishën, Lacios i duhet të vendosë

0

Valon Berisha nuk pati një sezon të mirë në debutimin e tij në futbollin italian. Lacio pagoi 8 milionë euro për të blerë kartonin e mesfushorit nga Red Bull Salcburg. Konkurrenca e madhe dhe disa dëmtime të njëpasnjëshme bënë që lojtari të aktivizohet për më pak 200 minuta në Serie A.

Sipas gazetës italiane “Il Tempo”, në zyrat e Lacios ka ardhur një ofertë nga ish-ekipi i Berishës, Salcburgu. Kampionët e Austrisë duan ta huazojnë për një vit 26-vjeçarin.

Berisha ka dhe katër vite të mbetura në kontratë me Lacion. Largimi ose jo i Berishës do të vendoset në varësi të afrimeve që Lacio do të kryejë në javët në vazhdim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.