Ofertë nga Kina, milionat tundojnë Dembele

Kina vazhdon të tërheqë lojtarë të ndryshëm. Klube të pasura financiarisht dhe rroga tepër të larta për futbollistët. I fundit që mund të vendosë të largohet drejt vendit aziatik është Musa Dembele. Mesfushori i Totenhemit, i cili ishte një objektiv i Interit gjatë merkatos së verës, mund të transferohet në janar në Kinë.

Siç zbulojnë mediat angleze, Bejing Guan është gati të ofrojë 10 milionë euro për kartonin e 31-vjeçarit dhe një rrogë me të njëjtën shifër për futbollistin. Bejing Guan kryeson për momentin kampionatin kinez dhe ka ambicie për të fituar titullin, ndërsa në janar do të nisë sulmin për shërbimet e futbollistit të kombëtares belge.

Oferta është tunduese për lojtarin, i cili është në vitet e fundit të karrierës dhe diçka e tillë mund ta shtyjë drejt pranimit të 10 milionë eurove në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *