Ofertë konkrete për Simone Zazan, pritet Gjimshiti

Simone Zaza është lakuar në shumë klube si opsion këtë verë dhe duket se sezonin e ardhshëm sulmuesi italian do të luajë në Serinë A. Së fundmi ka një ofertë konkrete për të nga Sampdoria, që po përpiqet të afrojë disa lojtarë para nisjes së kampionatit.

Raportohet se oferta për Zazën shkon në 14 milionë euro. Por sikurse është bërë e modës, pagesa do të bëhet në dy këste. Sampdoria fillimisht do të derdhë në arkat e Valencias 2 milionë euro, kurse verën e ardhshme edhe 12 milionë të tjera.

Zaza vetë e mirëpret një rikthim në elitën e futbollit italian, ku ka spikatur më së shumti te Sasuolo. Sampdoria ndërkohë po pret një përgjigje për mbrojtësin Berat Gjimshiti.

Dje ai ishte titullar me Atalantan në ndeshjen e luajtur në Europa League. Gasperini tani duhet të vendosë përfundimisht nëse do e mbajë mbrojtësin në ekip apo do kërkohet të sistemohet diku tjetër. Sampdoria e pret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *