Ofertë intriguese para finales, Dani Alvesh drejt Serie A?

Dani Alvesh është një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG-në. Braziliani po udhëheq kombëtaren e tij si kapiten në fitimin e Kupës së Amerikës. Finalja e madhe kundër Perusë zhvillohet të dielën, pra 22:00.

36-vjeçari dëshiron me çdo kusht trofeun për të festuar me tifozët e shumtë dhe është gati të provojë një aventurë të re në karrierë. Dëshira e madhe është rikthimi te Barcelona, ndërkohë që ka marrë një ofertë interesante. Interi e kërkon për krahun e djathtë të mbrojtjes.

“UOL” raporton nga Brazili se kjo ofertë e intrigon Dani Alvesh. Rroga dhe kohëzgjatja nuk bëhen të ditura, por plotësojnë kushtet e anësorit të krahut. Lojtari po mendohet dhe do të rikthejë shumë shpejt përgjigje.

Edhe Diego Simeone e dëshiron tek Atletiko dhe po përgatit ofertën e duhur për të bindur kapitenin e Brazilit. Nëse pranon propozimin e Interit, Dani Alvesh do të rikthehej në Serie A pas dy vitesh, kohë kur la Juventusin për t’u transferuar te PSG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *