Ofertë “Elektrike”, Fernando Alonso mediton ndryshimin e madh në karrierë

0

Në fund të këtij sezoni, pas 17 vitesh në pistat e Formula 1, Fernando Alonso ka vendosur t’i japë lamtumirën cirkusit. Deri më tani, mendohej se e ardhmja e pilotit spanjoll do të vazhdonte në garat e IndyCar. Por, në orët e fundit kanë ndodhur zhvillime, të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve.

Alehandro Agag, bosi i Formula E (garave me makina elektrike) ka nisur punën intensive, që dy herë ish-kampioni i botës t’i bashkohet projektit të tij. Oferta është vendosur në tavolinë: sipas projektit, Alonso duhet t’i bashkohet aktivitetit në vitin 2020.

“Kam biseduar me Fernandon. Në fakt, isha me të në Monza. Mendoj se në këtë sezon, ai do të shkojë të garojë në Amerikë, por nuk ka dyshime që do të provojmë ta marrim sezonin e ardhshëm. Alonsos i pëlqen shumë Formula E”, tha Agag.

Në kompeticionin e garave të shpejtësisë, që në një farë mënyre rivalizon me Formula 1, gjatë vitit të ardhshëm do të garojë ish-piloti i Ferrarit, Felipe Masa. Në fund të këtij viti, do të nisë edicioni i ri i Formula E, i cili do të jetë i pesti në historinë e kësaj gare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.