Ofertë e Tares, edhe Lacio në garë për “gjigantin” holandez

0

Simone Inzagi i ka kërkuar Igli Tares t’i sjellë një “pykë” në ekip dhe drejtori sportiv ka piketuar dy emra: Fernando Lorenten dhe Bas Dost. “Gjiganti” holandez është pjesë e Sporting Lisbonës prej vitit 2016 dhe ka edhe sy kontratë me klubin portugez.

Il Messaggero raporton se Lacio ka gati një ofertë prej 10 milionë eurosh për kartonin e 30-vjeçar, por Sportingu kërkon rreth 15-20 milionë euro. Dost ka zhvilluar 16 ndeshje me kombëtaren e tulipanëve, ndërsa ka shënuar 93 gola me klubin nga Lisbona.

Igli Tare nuk do ta ketë aspak të thjeshtë të sigurojë shërbimet e tij, pasi rivaliteti është i madh. Shalke, Sevija, Fenerbahçe dhe Bordo e pëlqejnë shumë holandezin dhe pritet të paraqesin ofertat e tyre te Sportingu.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.