Ofertë e parefuzueshme, Siti synon të “blindojë” Guardiolën

Pep Guardiola ka edhe dy vite kontratë me Mançester Sitin, me klubin anglez që është gati t’i ofrojë një rinovim të parefuzueshëm.

Drejtuesit e kampionëve të Anglisë janë gati të rinovojnë edhe për tre sezone të tjera (ofertë 5-vjeçare në total duke filluar nga sezoni i ri) për trajnerin spanjoll. Ndryshime do të ketë edhe në rrogë sipas raportimeve të The Sun.

Katalanasi përfiton 15 milionë sterlina në sezon, ndërsa me rinovimin e ri rroga vjetore do të shkojë në 20 milionë sterlina. Guardiola dhe djemtë e tij zhvilluan një sezon fantastik, duke arritur të fitojnë tre trofe. Drejtuesit e “Citizens” janë shumë të lumtur me 48-vjeçarin dhe duan ta shohin për shumë kohë në krye të stolit të ekipit.

Objektivi i madh mbetet triumfi në Champions, nga finalja e së cilës i eliminoi vetëm ndërhyrja e teknologjisë VAR në sekondat e fundit të gjysmëfinales dramatike kundër Totenhemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *