Ofertë e çmendur për Malkom, 50 milionë euro tundojnë Barcelonën

Sulmuesi Brazilian Malkom, u transferua te Roma në momentin e fundit të merkatos së verës. Katalanasit shpenzuan 40 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit, por mbas katër muajsh, Malkom nuk ka përmbushur pritshmëritë e kampionëve të Spanjës.

Sipas asaj që raporton gazeta katalanase “SPORT”, presidenti i Barcelonës, Zhozep Bartomeu, ka përpara një çek prej 50 milionë eurosh, në këmbim të kartonit të lojtarit. Oferta vjen nga kampionati kinez.

Është skuadra e Guangzhou Evergrande, ajo që kërkon me çdokusht mëgjarashin.  Në këtë ekip Malkom do mund të gjejë bashkëkombësin e tij Paulinjo, i cili u ble nga Barcelona gjatë merkatos së verës, pas vetëm një sezoni te katalanasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *