Ofertë e çmendur, De Gea arratiset nga Anglia verën e ardhshme

David De Gea do të bëhet portieri me pagën më të lartë në botë, pasi Daily Mail raporton se spanjolli do të transferohet te PSG verën e ardhshme, kur kontrata e tij me Manchester United të skadojë.

28-vjeçari nuk ka rinovuar ende në Old Trafford dhe ka kohë që i zvarrit bisedimet, duke ditur se ka marrë një ofertë prej 16 milionë eurosh në sezon nga kampionët e Francës.

Si do ia bërë PSG të mos shkelë rregullat e Fair Play Financiar? Ka vetëm një mënyrë dhe ajo është shitja e Nejmarit te Real Madridi, duke arkëtuar mbi 200 milionë euro dhe duke kursyer pagën e frikshme të brazilianit, ndërkohë që e ardhmja do ndërtohet rreth Mbapesë.

De Gea pritet të firmosë kontratë 4-vjeçare në Francë, ndërsa Mançester Junajtid do merrte një goditje shumë të rëndë, sepse do të humbasë falas një lojtar të nivelit shumë të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *