Ofertë e çmendur, bomberi i Bundesligës transferohet në Londër

0

Gjithçka është zyrtare. Bomberi i Ajntraht Frankfurt, Sebastian Haller, do të transferohet te skuadra londineze e Uest Hemit për plot 40 milionë euro dhe do të përfitojë 3 milionë euro në sezon pagë. Gjiganti i sulmit bëri një sezon të shkëlqyer në Bundesligë, duke shënuar 15 gola.

I gjatë 190 cm, Haller shihet si sulmuesi i duhur nga trajneri Pelegrini, i cili humbi shërbimet e Marko Arnautoviç. Haller pritet të bëjë dyshen e sulmit së bashku me Manuel Lanzinin. Francezi ka treguar se di të luajë mirë së bashku me një sulmues shtatshkurtër, pasi e tregoi këtë gjë me Luka Joviç sezonin e shkuar.

Uest Hemi pretendon të kualifikohet në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm dhe për t’u renditur në 7 vendet e para në Premier League, duhet investim i madh, prandaj drejtuesit e “Çekiçëve” kanë nisur të shpenzojnë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.