Ofertë boshnjake për “gjigantin” e Luftëtarit

Luftëtarit i janë larguar deri më tani tre titullarë. Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca u shitën te Kukësi, ndërkohë që Lejdi Liçaj e mbylli me bluzinjtë pasi i përfundoi kontrata. Sa i takon afrimeve, momentalisht janë zyrtarizuar Realdo Fili dhe Mërgim Neziri.

Ndërkohë mediat malazeze një ditë më parë kanë raportuar se edhe Balsa Radoviç po mendon largimin nga bluzinjtë. Tashmë në skenë ka dalë edhe një ofertë që ka marrë mbrojtësit qendror Nemanja Janiçiiç.

Futbollisti 34-vjeçar ka luajtur rregullisht si titullar me bluzinjtë në pjesën e parë të sezonit dhe normalisht largimi i tij do ta dobësonte Luftëtarin. Raportohet se Borac Banja Luka, ish-skuadra e tij në Bosnje Hercegovinë, i ka bërë një ofertë shtatlartit.

Janiçiç është nën kontratë me Luftëtarin dhe largimi i tij nuk mund të ndodhë pa “OK” e bluzinjve. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhet në ditët në vijim. Problemet e pjesës së parë të sezonit mund ta kenë vënë në dilemë mbrojtësin, i cili një rikthim në shtëpi do e mirëpriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *