Ofertat, Shkëndija dhe Ukraina, Besir Demiri i prek të gjitha

0

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Besir Demiri, ka qenë i ftuar në emisionin “Sportmania” në “TV Shenja”. Lojtari, i cili luan në kampionatin ukrainas me skuadrën e Mariopol, foli për diferencat mes futbollit në maqedonas dhe atij ukrainas si dhe për të ardhmen e tij.

EKSPERIENCA NË UKRAINË – “Infrastruktura në Ukrainë është shumë e mirë se në Maqedoni. Një futbollist i ka të gjitha të dhe kjo të ndihmon shumë. Te Mariupol synojmë renditjen në gjashtë vendet e para, pasi në Ukrainë kampionati ndahet me zona për fazën play-off. Më pas shpresojmë që të arrijmë të kualifikohemi për kupat europiane”.

E ARDHMJA – “Kontrata ime është deri në qershor. Agjentët e mi po shqyrtojnë ofertat e disa klubeve, këto do të bisedohen dhe me klubin e në ditët në vijim do të shikojmë se çfarë vendimi do të merret”.

POZICIONI – “E kam filluar karrierën si mesfushori, po tani po luaj vetëm si mbrojtës i majtë. Por, sado herë që të më kërkohet, jam i gatshëm të luaj në mesfushë ose dhe si sulmues krahu nëse trajnerët ma kërkojnë këtë gjë”

KAMPIONATI I MAQEDONISË – “Shkëndija është me meritë në vend të parë, duke parë organizimit dhe fondet që kanë. Mendoj se ata do të dominojnë për vite më radhë. Vardarin në vend të dytë po e mban vetëm tradita, duke parë grupin e lojtarëve që kanë dhe problemet e tyre. Shkupi mund dhe duhet të renditet shumë më lartë në tabelë. Akademinë Pandev mund ta cilësoj si surprizën e kampionatit, askush nuk e priste që ata të ndodheshin në këto pozita. Ekipet e tjera përveç Rabotniçkit i shikoj të barabarta. Do të ketë një luftë të ashpër për mbijetesë”, përfundoi mëngjarashi i kombëtares shqiptare”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.