Ofertat për “yjet” e Luftëtarit, gjirokastritët sqarojnë gjithçka

Luftëtari shpreson që pjesa e dytë të sezonit të jetë më e mirë, por nga ana tjetër gjirokastritët do të duhet të bëjnë pa mesfushorin Eduart Rroca. Ky i fundit është transferuar te Kukësi, por pranohet që edhe Vasil Shkurtaj është më “valixhe” në duar.

Vetë klubi i Luftëtarit shkurtimisht ka njoftuar: “Duke marre shkas nga deklarata të ndryshme, ju bëjmë me dije se asnjë futbollist shqiptar nuk do të largohet nga Luftëtari, përveç Rrocës dhe me shumë mundësi Shkurtaj, për të cilin ka oferta”.

Janë disa lojtarët që klube të tjerë të Superiores i kërkojnë nga Luftëtari, mes tyre edhe kapiteni Behar Ramadani. I larguar mund të konsiderohet edhe Lejdi Liçaj, të cilit i ka përfunduar kontrata me bluzinjtë dhe nuk do të rinovojë.

Ndërkohë drejtuesit po punojnë për të bërë përforcime dhe tregu vendas është ai më i “lakmuari”. Synimi është që të merren futbollistë që e njohin kampionatin tonë dhe në listën e objektivave është Erjon Vucaj, i cili në merkaton e janarit vetëm fanellën e Luftëtarit mund të veshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *