Oferta surprizë/ Sa larg mbërrihet edhe me Superioren, ish-sulmuesi i Skënderbeut do zyrtarizohet te Fenerbaçe

Nga Klaudio Ndreca

E pamundura është asgjë, ndërsa vullneti, puna dhe dëshira për të mbërritur larg, bëjnë që shpeshherë të përjetohen ëndrrat. Peter Olainka ishte lojtari që e tejkaloi fantazinë, teksa nga spikatja në Superiore, këtë sezon luajti në “Champions League” përballë Interit, Barcelonës dhe Dortmundit.

Për të vazhduar më tej, teksa Vedat Muriqi ishte lojtari më i kërkuar në Turqi. Menjëherë do të fitonte zemrat e tifozëve të Fenerbaçes, ku më herët ka mbrojtur fanellën e Teutës dhe Besës së Kavajës. Me merkaton e verës pritet të vijë edhe një kalim më i madh për Muriqin, që sipas gjasave do të shkojë te Lacio.

Nga ana tjetër klubi turk është duke punuar për të gjetur zëvendësuesin e tij. Emri i këtij të fundit është goxha surprizues, pasi flitet për një tjetër sulmues që ka qenë pjesë e Superiores. Pikërisht ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe. Skautët e Fenerbaçes e kanë ndjekur prej shumë ndeshjesh te Cska Sofia, ndërsa brenda pak ditësh do të kemi edhe një konkretizim të marrëveshjes, sipas asaj që raportojnë mediat bullgare. Pra në këtë mënyrë Soëe do të marrë vendin e lënë bosh nga Muriqi, për të marrë gjigandët turq mbi shpatulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *