Oferta nga “La Liga” dhe Botërori, Odise Roshi nuk e beson as vetë: Kur të jetë zyrtare, atëherë po…

Menaxheri i Odise Roshit, Adrian Aliaj, u shpreh pak ditë më parë se një ofertë nga La Liga ka mbërritur për sulmuesin e Shqipërisë. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të përcaktuar karrierën e këtij futbollisti, që me një transferim të tillë do të arrinte kulmin.

I pyetur nga gazetarët shqiptarë për këtë çështje, Odise Roshit “i qesh buza” kur flitet për elitën e kampionatit spanjoll, por dëshiron të pritet deri në zyrtarizim, duke mos e besuar as vetë një arritje të tillë.

“Është kënaqësi shumë e madhe, La Liga është një nga kampionatet më të forta. Është kënaqësi vërtet për mua, por për momentin jam te ekipi im. Kur të jetë zyrtare, atëherë po. Unë personalisht kam shumë dëshirë që të kapim Botërorin, shpresoj që të futemi aty”, ka thënë Roshi. /Sport Ekspres/