Oferta nga Italia dhe Holanda, Mihaj hedh dritë mbi të ardhmen

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, ka dhënë një intervistë për “Supersport”, ku ka folur për gjendjen e kombëtares nën drejtimin e trajnerit italian Edi Reja. Ndër të tjera, 21-vjeçari tregoi në intervistë se interesi për të është i lartë dhe një largim nga skuadra e Panetolikos është mëse i mundshëm.

SISTEMI I EDI REJËS – “Kemi punuar shumë mirë këto dy javë. I gjithë ekipi është i përqendruar te puna. Besoj se me trajnerin e ri dhe sistemin e ri që do të përdorim do marrim rezultate të mira. Sistemi me tre mbrojtës do japë pak më shumë siguri në mbrojtje, por kërkon komunikim më të mirë midis lojtarëve, pa të do kemi shumë probleme. Kemi tre javë që punojmë me këtë sistem dhe besoj se të gjithë lojtarët e dinë se ç’duhet të bëjnë në këtë sistem”.

“Të gjithë lojtarët e kombëtares janë gati. Duhet të presim momentin kur të na jepet mundësia dhe të japim 100%. Kur të jetë radha ime të futem do të jap 100% të ndihmoj kombëtaren”.

E ARDHMJA – “Kam pasur oferta nga dy ekipe në Itali dhe një nga Holanda, ndërsa dy klube gjermane kanë shfaqur interes, por prej tyre nuk ka oferta. Më duhet të pres, nëse do vazhdoj në Greqi ose do të largohem nuk është në dorën time. Klubi do shqyrtojë ofertat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *