Oferta nga Franca dhe Reali, Hazard: Largohem nga Çelsi vetëm për një arsye

Eden Hazard është një nga futbollistët më të mirë në rolin e tij. Reali i Madridit e kërkoi gjatë verës, madje e kërkon sërish, ndërsa belgu i Çelsit nuk e ka përjashtuar kurrë një largim drejt kryeqytetit spanjoll.

Reali është ëndrra e tij dhe Hazard e ka konfirmuar një gjë të tillë. Ai është i lumtur te ekipi i Sarrit, por kontrata me ekipin londinez skadon në vitin 2020. Çelsi po insiston për të arritur marrëveshjen e rinovimit, ndërsa fantazisti belg rikthehet të flasë për të ardhmen e tij.

Në një prononcim për “Canal +”, 27-vjeçari flet për një largim të mundshëm drejt Realit të Madridit. Në janar nuk bëhet fjalë, por ndryshon puna për merkaton e verës. Gjithmonë nëse nuk vjen rinovimi me ekipin aktual. Lojtari ka patur dhe kontakte me PSG, por ai do të kthehej në Francë vetëm për të luajtur me ish-ekipin e tij.

Nëse nuk rinovoj, ka mundësi të largohem në merkaton e verës pasi do të më ngelte vetëm 1 vit kontratë. Por, është gjithashtu e vërtetë që ekziston mundësia për ta mbyllur karrierën te Çelsi. Largimi në janar? Jo, nuk pres një transferim në merkaton e dimrit, nuk do ja bëja një gjë të tillë klubit dhe tifozëve. Kam patur kontakte me PSG, por, siç e kam thënë gjithmonë, nëse do të kthehesha në Francë do ta bëja vetëm për t’u kthyer te Lila“, përfundon Eden Hazard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *