Oferta greke për Kullirën, Dovedan: Bylisit i duhen 3 lojtarë

0

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas fitores së finales së Kategorisë së Parë me Vllazninë, për RTSH Sport deklaroi: “Ne jemi një ekip që luajmë futboll shpejt, bëjmë presion lart, luajmë futboll modern. Edhe në Superiore do të luajmë me këtë skemë lojë, me këtë strategji, dhe shpresoj të bëjmë mirë”.

“Nuk do të kërkojë shumë Bylisi në merkato. Ekipi është gati, por ndoshta do të ketë 2-3 blerje. Flas për 2-3 lojtarë që mund të futen direkt në formacion. Unë punoj gjithmonë për tifozët e skuadrës që drejtoj. E respektoj futbollin në Shqipëri. Në Superiore, ka 4-5 ekipe shumë serioze, futbolli është shumë cilësor. Do të jetë shumë e vështirë”, u shpreh Dovedan.

Aldo Kullira, i cili bëri edhe përkthyesin për Dovedan deklaroi më pas: “Të gjitha synimet që kishim i arritëm. Kemi bërë një punë shumë të mirë, që te ne lojtarët, deri te presidenca. Nuk kam shumë fjalë për të thënë, pasi e gjithë Shqipëria e ka parë çfarë ekipi është Bylisi. Më mbaron kontrata tani, por jam në bisedime me presidentin për rinovimin. Ofertat nuk më kanë munguar, sidomos nga Greqia”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.