Oferta e parë, Alegri mbetet në Serie A?

Maks Alegri theksoi gjatë ditës së djeshme se mund të qëndrojë një vit pushim, por ofertat kanë nisur për trajnerin që do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Roma po kërkon prej kohësh një trajner të njohur. Verdhekuqtë kanë negociuar gjatë kësaj periudhe me trajnerë të ndryshëm. Xhan Piero Gasperini i Atalantës mbetet një kandidat potencial, por Xhejms Palota dëshiron të përfitojë nga situata.

Presidenti i Romës e pëlqen shumë Alegrin dhe ka shprehur interesimin e tij për të. Sipas mediave italiane, klubi kryeqytetas po tenton të kuptojë dëshirën e trajnerit. Nëse Alegri do të ishte i interesuar, Palota do të kishte gati një ofertë tunduese për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *