Oferta e Leonardos intrigon Milanin, gjithçka zgjidhet nga… Raiola!

0

PSG është fiksuar pas Xhixho Donarumës dhe Leonardo po bën të pamundurën për ta transferuar portierin e talentuar në kryeqytetin francez.

Milani është i detyruar ta shesë për të qenë korrekt me bilancet, ndërsa 20-vjeçari nuk pranon të largohet. Në lojë është futur Mino Raiola, i cili mund t’i japë zgjidhje kësaj situate.

Kartoni i Donarumës vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa Leonardo është gati t’i ofrojë Milanit Alfonso Areolën, i cili është një tjetër lojtar që menaxhohet nga Raiola, dhe 20 milionë euro.

Portieri 26-vjeçar vlerësohet 30 milionë euro dhe pjesa tjetër do të plotësohet me para. Një ofertë tunduese për kuqezinjtë, por fjala e fundit i takon Xhixho Donarumës.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.