Oferta e fundit nuk refuzohet dot, Reali befason Junajtid

Real Madrid nuk dëshiron ta humbasë garën për Pol Pogba. Francezi është objektivi i madh i klubit dhe fiksimi i trajnerit Zinedin Zidan. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Spanja, “Los Blancos” po përgatisin një ofertë të parefuzueshme.

80 milionë euro dhe kartonët e Garet Bejl dhe Toni Kros. Kjo është oferta e çmendur e Realit për Mançester Junajtid! Eduardo Inda ka zbuluar këtë propozim për “El Chiringuito” dhe është i bindur që “Djajtë e kuq” do ta pranojnë.

Gazetari i njohur iberik jep një koment edhe për interesimin e Juventusit. “Vetëm një skemë e Mino Rajolës për të rritur çmimin e francezit, asgjë tjetër”, thekson Inda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *