Odoi dhe portieri i ri, Hënes zbulon prapaskenat e merkatos

0

Dëmtimi i rëndë i talentit të Çelsit, Kalum Hudson-Odoi nuk ka zbehur aspak interesin e drejtuesve të Bajernit të Mynihut.

Kampionët e Gjermanisë bënë çmos për ta blerë kartonin e sulmuesit 18-vjeçar gjatë merkatos dimërore, por Çelsi refuzoi çdo ofertë të tyre, madje dhe ofertën finale prej 40 milionë eurosh.

Nënjë intervistë të dhënë së fundmi për mediet gjermane, presidenti i bavarezëve konfirmoi se talenti anglez mbetet në planet e tyre pavarësisht dëmtimit të pësuar së fundmi në tendinin e akilit: “Mendoj se do të vazhdojmë të mendojmë për të, gjithsesi nuk mendoj se ia vlen të flasim më shumë, pasi në këto momente ai ndodhet në sallën e operimit”.

I pyetur në lidhje me interesin për portierin e Shalkes, Aleksander Nybel, Hënes tha: “Ky transferim është diçka në duart e drejtorit sportiv (Salihamixhiç), sepse është një investim nën 25 milionë eurot dhe unë nuk jam përgjegjës për këto transferime”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.