“Odiseja” e tifozit të Lacios:  Arroganca e policëve gjermanë dhe dhuna nga bashkëkombësit

Dy tifozë të Lacios kanë përjetuar një makth të vërtetë në trasnfertën që ekipi italian në Gjermani ku u përball në Frankfurt me skuadrën e Ajntrahtit. Tifozi i ri dhe babai i tij u desh të përballeshin me arrogancën e policisë, por më e çuditshmja erdhi më pas… Një pritë nga tifozët e Atalantës qindra kilometra larg Italisë.

“Unë dhe babai im u nisëm dje në mëngjes për të vizituar një kushëririn tim në Gjermani. Në fillim ndaluam në Mynih për festën e birrës, pastaj në Nurenberg dhe etapa e fundit ishte Frankfurti për të parë ndeshjen mes Ajntrahtit dhe Lacios. Çdo gjë po shkonte mirë, por ‘e bukura’ erdhi më vonë”.

“Dolëm nga stadiumi të shoqëruar nga shumë patrulla policie, të cilët na ndalonin për çdo rast, thua se ishim delikuentë. Një zonjë kishte ndaluar për të pushuar në një stol, por policia e urdhëroi të ngrihej dhe të vazhdonte të ecte. E turpshme. Na morën nga stadiumi dhe na shoqëruan deri në një pyll pranë stacionit”.

“Ju shpjeguam që nuk kishim ardhur me tren, por me makinë dhe duhet të ktheheshim te vendet e parkimit. Ju kërkuam që ta na shoqëronim për siguri, por ishte e kotë ata nuk pranuan. Më e bukura filloi më pas. Rrugës për në parking një grup personash filluan të na flisni në gjuhën italiane. Të gjithë kishin një theks të fortë bergamesk. Filluan të na shanin dhe më pas na goditën me grushte pa asnjë lloj provokimi vetëm se ishim tifozë të një skuadre kundërshtare”, përfundoi tifozi fatkeq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *