Odise Roshi për golat e pësuara: Mbaj përgjegjësitë e mia, kush vjen në Francë humbet

Shqipëria ka humbur me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Francës, duke u dorëzuar para kampionëve të botës. Goli i vetëm i nderit do të vinte nga Sokol Cikalleshi, atëherë kur gjithçka kishte përfunduar. Odise Roshi, që ka gabuar në dy golat e parë të realizuar nga kundërshtari, ka mbajtur përgjegjësinë e tij.

“Mbaj përgjegjësitë e mia. Bëra dy gabime dhe Franca i shfrytëzoi shumë mirë. Çunat bën maksimumin por çdo Kombëtare që vjen në Francë, humb. Kundërshtarët shfrytëzuan shpejtësinë e tyre. Unë bëra sa munda por le të shpresojmë që ndeshjet e radhës të jemi mirë. Franca nuk është e pakonkurueshme por është kombëtarja më e mirë e momentit”, ka thënë Roshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *