Odegard s’i ndahet huazimeve, Vitese e kërkon për të pasuar Rashicën

Martin Odegard pushtoi mediet Botërore para tri vitesh me transferimin e tij te Real Madrid kur ishte vetëm 16-vjeç. Më shumë se tri vite kanë kaluar dhe djaloshi norvegjez nuk e ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve “Los Blancos”. Por, ai është ende 19-vjeç dhe në futboll si dihet kurrë.

Pas një huazimi 1-vjeçar te Herenven, Odegard është pranë një tjetër aventure në kampionatin holandez. Bëhet fjalë për ekipin e Viteses, që i kanë bërë një ofertë shumë të mirë lojtarit. 19-vjeçari nuk preferon të luajë në mesfushë, por si sulmues krahu dhe Vitese është gati t’ia plotësojë këtë kërkesë.

Nëse huazimi i tij i dytë merr aprovimin nga Madridi, Odergard do t’i bashkohet klubit holandez, që në gjysmën e dytë të sezonit që shkoi pati vështirësi të mëdha për të zëvendësuar sulmuesin e Kosovës, Milot Rashicën, kartonin e të cilit e shitën në Janar te Verder Bremen për 7 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *